Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, duket se ishte i vetmi socialist i ftuar në ceremoninë e 15 vjetorit të LSI-së.
I ftuar nga kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, ai mori pjesë në mbrëmjen e sotme në festën e pëvjetorit të themelimit të kësaj partie, duke habitur jo pak të pranishëm.
Në ceremoni merrnin pjesë drejtues dhe anëtarë të LSI dhe të partive të tjera politike të opozitës, përfaqësues të trupit diplomatik si edhe përfaqësues të jetës kulturore, sipërmarrjes, shoqërisë civile dhe medias.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.