Politike

Ruçi, deputetëve: Të mos ju shoh më duke bërë mbledhje “online” nga makina

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka tërhequr vëmendjen e deputetëve se gjatë mbledhjes së komisioneve ata duhet të jenë në zyra apo shtëpi dhe jo duke i dhënë makinës, siç është vënë re kohën e  fundit gjatë seancave “online”.

Vërejtjen Ruçi e ka adresuar gjatë mbledhjës së konferencës së kryetarëve.  

“Para se të bëj komentin e propozimeve, me lejoni të tërheq vëmendjen e të gjithë kryetarëve të Komisioneve për mbledhjet. Sigurisht që kemi vendosur të vazhdojnë të zhvillohen “online”, në raste të veçanta kemi në dispozicion tri ambiente, si: salla e madhe, salla e grupeve dhe kjo salla ku jam unë, kur Komisionet ta shikojnë të arsyeshme për t’i zhvilluar mbledhjet me praninë fizike, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat e protokollit, por për të gjitha mbledhjet e komisioneve që zhvillohen online do të kërkoja etikën dhe rigorozitetin e të gjithë pjesëmarrësve.

Jeni në sytë e publikut, siç jeni ju dhe unë “online”, janë “online” edhe ato për publikun dhe nuk është serioze që, ndërkohë që zhvillohet mbledhja e Komisionit, deputeti, meqë ia lejon elektronika, të flasë nga makina”, është shprehur Ruçi.

Raste të tilla, sipas Ruçit, nuk duhen toleruar më.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë