Keshilla

Ruani fëmijët nga çanta juaj, pasojat mund të jenë të rënda

Për shumë nëna, çantat e tyre mund të duken magjike dhe një aksesor i përditshëm pa të cilin nuk mund të bësh. Pavarësisht pamjes së tyre, çantat janë të mbushura plot me të gjitha llojet e sendeve esenciale, nga karikuesit e telefonit, qetësuesit e dhimbjeve e deri tek çelësat.
Por a e dini se ka një sekret të frikshëm pas gjithë kësaj? Sipas një ekspertje të ndihmës së parë, shumica e gjërave që mbani në çantën tuaj, potencialisht mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët nëse i marrin në dorë.

Bashkëthemeluesja e organizatës për ndihmën e parë "Hearts Tiny", Rachael Waia analizoi një kuletë me 16 sende bazë, si krehri i flokëve dhe xheli e sipas rezultateve rezultoi se çdo njëra nga sendet mund të ishte e rrezikshme për shëndetin.

Waia shpjegoi se si monedhat mund të jenë shkaktarët e mbytjes së fëmijëve për shkak të baktereve që ato përmbajnë. Xheli ose makeupi gjithashtu mund të jenë shkaktarë helmimi duke qenë se ato nuk kanë mbyllje të fortë. Bateritë rezervë janë gjithashtu shkak për mbytjen e fëmijëve, duke përfshirë edhe çelësat makinave të cilat mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.


Përveç kësaj, Waia gjithashtu komentoi se si kufjet dhe kabllot e karikimit mund të shkaktonin mbytje të fëmijëve. Por pjesë e listës së rrezikut ishte edhe çokollata, e cila, megjithëse është një ushqim i shijshëm, mund të shkaktojë shok anafilaktik në rastin e një fëmije alergjik.

"Çamçakëzi është gjithashtu një problem, sepse shumica e fëmijëve nuk e dinë se si ta përtypin dhe kështu bëhet mjaft i butë në gojën e tyre dhe lehtë mund të mbulojë pjesën e sipërme të fytit", thotë Waia. Ajo rekomandon që prindërit të jenë të kujdesshëm se ku e lënë çantën dhe ta mbajnë atë larg fëmijëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë