Vende dhe Udhetime

Rruga Romantike/ Të biesh në dashuri me zemrën historike të Gjermanisë

Ekziston një arsye pse rruga nga Würzburg për në Füssen përmes Gjermanisë jugore quhet Rruga Romantike. Përgjatë 354 kilometrave të saj, mund të shihni lule të pafundme që zgjaten nga ballkonet e shtëpive, vreshta të pafundme dhe fshatra përrallorë buzë liqeneve. Të udhëtosh në këtë rrugë është njësoj si të përjetosh një kthim në kohë në Europën Mesjetare.

Ajo fillon nga Würzburg, një qytet barok me 124,000 banorë që qëndron rinor falë popullatës së tij të madhe universitare. Rezidenca Würzburg, një destinacion i mbrojtur nga UNESCO dhe një nga pallatet më të mëdha të Gjermanisë, është një simfoni harmonike e kopshteve dhe arkitekturës baroke, siç janë shkallët e famshme të pikturuara me afreske nga Tiepolo.

Qyteti i Würzburgut, Gazeta Si,18 gusht 2019

Një ndalesë tjetër në Rrugën Romantike do të ishte qyteti mesjetar i Rothenburgut, i njohur edhe si qyteti i gurit.

Ai është mbase shembulli më i mirë i lavdisë mesjetare të Evropës, me kështjella përrallash, kisha gotike dhe rrugë kalldrëmi. Gjatë dimrit, tregjet e mrekullueshme të Krishtlindjeve të këtij qyteti ndezin qendrën e qytetit dhe shndërrohen në një destinacion magjik turistik.

Më tej në jug, është qyteti i Nördlingen, i njohur për çatitë e pafundme ngjyrë portokalli. Ai ka nga kështjellat më mahnitëse mesjetare të Evropës dhe ndodhet pranë Harburgut, një fshat me 6,000 fermerë dhe zejtarë. Në këtë qytet mund të shihni fasada të mëdha prej guri, kupola të pafundme portokalli dhe kisha të ndriçuara nga dritaret e mëdha.

Qyteti i Nördlingenit, Gazeta "Si", 18 gusht 2019

Ndalesa e radhës Neuschwanstein, një kështjellë e madhe mes Alpeve dhe një liqeni blu. I tërhequr nga stilet e ndryshme arkitekturore evropiane, Mbreti Ludëig II i kushtoi 17 vitet e fundit të jetës së tij ndërtimit të kësaj ndërtese të shekullit të 19-të, aq fantastike sa Disney modeloi kështjellën e Hirushes sipas saj.

Neuschwanstein. Gazeta "Si", 18 gusht 2019

Duke pranuar që pasuria e tyre më e madhe është trashëgimia e tyre historike, banorët krenarë të Rrugës Romantike vazhdojnë të investojnë në ruajtjen e këtyre monumenteve dhe shtëpive shekullore, jo vetëm për hir të turizmit, por edhe për të nderuar trashëgiminë e rajonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë