Lajme

Rruga e Arbrit, shembja pranë tunelit të Murrizit. Balluku: Vepra para afatit

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar rrugën e Arbrit ku pak kohë më parë ka ndodhur një shembje pranë tunelit të Murrizit.

Belinda BAlluku, ministrja e infrastrukturës për inspektim në rrugën e Arbrit

Ministrja nga terreni është shprehur se “Situatë problematike është krijuar vetëm në zonën ku po ndërtohet tuneli i Murrizit, ku përbërja gjeologjike e nëntokës ka shkaktuar rrëshqitje duke krijuar vonesa në ecurinë e punimeve. Prezenca e formacioneve të dobëta të kësaj pjesë të nëntokës ka bërë që inxhinierët dhe specialistët e kompanisë që po kryejnë punimet kanë nisur punën për gjetjen e një zgjidhjeje që i jep fund kësaj situate.”

“Pas investigimeve me mjete, me specialistë, rezulton që rrëshqitja është mbi 60 metër. Dhe kjo pastaj na detyroi që ta ndalonim në hyrje, të kalonim, për të mos lënë ritmet këtej nga dalja, dhe jemi në përfundim të investigimeve dhe besoj shumë shpejt, punë ditësh do t’i dalim Ministrisë me propozimin e një apo dy varianteve të cilat do të vlerësohen sesi mund të zgjidhen”, bëri të ditur përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka Konstruksion".- tha ajo.
Përfaqësuesi i “Gjoka Konstruksion” tha se pavarësisht problematikave tuneli do të ndërtohet më herët se parashikimi i afateve.

Sipas Ballukut, Rruga e Arbrit do të jetë gati dhe e aksesueshme për të gjithë përdoruesit para afatit të parashikuar në kontratë, pavarësisht problematikave të hasura gjatë zbatimit të projektit.

Ministrja u shpreh se, aktualisht në të gjitha veprat e këtij aksi projekti po ecën me ritme të mira dhe punimet po kryhen me cilësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë