Bota

Rrjedhjet në ‘Nord Stream’, re të mëdha metani mbi Norvegji dhe Suedi

Gazeta Si - Pas rrjedhjes së gazit nga tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, niveli i metanit në Suedi dhe Norvegji është në kuota rekord, sipas mediave të dy vendeve, të cilat flasin për një “re të madhe” në qiej.

Sipas llogaritjeve të Stephen Mattheë Platt, shkencëtar klimatik në institutin norvegjez të kërkimeve ajrore “Nilu”, bëhet fjalë për rreth 40 mijë tonë metan të lëshuar nga sabotazhi i dyshuar: "Emetimet korrespondojnë me dyfishin e emetimeve vjetore të metanit të industrisë së naftës dhe gazit në Norvegji. Janë nivele rekord”.

Indikacionet e fundit nga ekspertët janë se gazi po lëviz në veri dhe mund të arrijë mbi ishujt Svalbard brenda disa ditësh.

Megjithatë, Platt thekson se përqendrimi i lartë i metanit nuk paraqet rrezik serioz për njerëzit: "Nuk është i rrezikshëm për njerëzit. Nuk është gaz i ndezshëm në këto sasi. Është efekti klimatik për të cilin po flasim", sqaron ai.

Qeveritë evropiane dyshojnë për sabotim nga Rusia, pasi tri linja nënujore të Rrjedhës Veriore, e cila e furnizon Gjermaninë me gaz rus, pësuan dëme “të paprecedentë” brenda një dite, më 27 shtator.

Presidenti Vladimir Putin e quajti incidentin ”sabotim të paprecedentë” dhe “një akt terrorizmi ndërkombëtar”, ndërsa kreu i agjencisë ruse të inteligjencës Sergei Naryshkin u shpreh se Perëndimi po bënte gjithçka që mundej për të mbuluar autorët.

Krahas Nord Stream, një tubacion i ri është ndërtuar midis Norvegjisë prodhuese të gazit dhe Polonisë, e cila ka kërkuar t’i japë fund varësisë së saj në energjinë ruse, duke e bërë rajonin shumë të ndjeshëm për sigurinë energjetike të Evropës.

Megjithatë, edhe pse dyshohet për një akt sabotimi, kompania thotë se ka dëmtuar tubacionet që u ndërtuan nga Gazprom, i kontrolluar nga Kremlini dhe partnerët e tij evropianë me një kosto që shkonte në miliarda dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë