Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku ka pasur rrjedhje gazi në një shkollë në “Don Bosko” dhe 6 nxënës kanë përfunduar në spital.
Policia bën me dije se rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën ‘Don Bosko’, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu janë dërguar në spital, 6 prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
QSUT: 6 nxënës të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën
Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përmes një njoftimi ka sqaruar në lidhje me helmimin e 6 nxënësve në një shkollë private sot në ‘Don Bosko’.
Në një deklaratë për mediat, QSUT ka bërë me dije se nxënësit, të moshave 12-14-15 vjeç, janë paraqitur në spital me simptoma të lehta të intoksikacionit si; dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Ndërkohë që pas marrjes së ndihmës shëndetësore, situata e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.
“Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç. Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike”, thotë QSUT në njoftimin për mediat.
Ndër të tjera, QSUT thotë se “mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.