Treg

Rritja e trafikut të fluturimeve, Shqipëria arrin nivele rekord

Trafiku i pasagjerëve në Shqipëri në muajin shkurt krahasuar me të njëjtën kohë – para pandemisë – pra vitit 2019, është rritur me 227.9%

Kjo, sipas raportit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI), ku shfaqet se performanca e Shqipërisë, është renditur e dyta pas Uzbekistanit me 229% dhe me një diferencë të konsiderueshme nga vendi i tretë, Kazakistani, me një rritje prej 106 %.

Kosova, shkruhet në raport, ka pësuar një rritje me 92 %.

Në rritjen e trafikut të fluturimeve, ka ndikuar edhe numri i madh i turistëve që vizituan Shqipërinë. Ku, sipas INSTAT-it, gjatë janarit 2024, Shqipërinë e kanë vizituar mijë turistë, me një rritje 27% nga janari i shkuar.

Paralelisht u rrit edhe numri i netëve të qëndrimit që rezulton 50% më i lartë se në janarin e 2023-shit, përkthyer në pothuajse 170 mijë netë qëndrime.

Sipas një deklarate të mëparshme të Ministrisë së Turizmit, Shqipëria për vitin 2023, kapërceu 10 milionë turistë të huaj, një rritje prej 35% krahasuar me vitin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë