Treg

Rritja e obligacioneve trondit tregjet e aksioneve. Kompanitë humbasin deri në 300 pikë në bursë

Aksionet e kompanive më të mëdha në bursë ranë ndjeshëm, pas një rritje të yield-it të obligacioneve 10-vjeçare në Thesarin amerikan.

S&P 500 ra me 1.26%, Nasdaq me 1.53% ndërsa Dow Jones 0.86%, përkthyer në 300 pikë humbje.

Yield-i i obligacioneit 10-vjeçar kaloi për herë të parë në 16 vite normën 5%, një nivel që mund të trondisë të gjithë ekonominë amerikane me një rritje të menjëherëshme të interesit në kredi, karta krediti etj. Po ashtu, i orienton investitorët tek aksionet alternativa.

“Tregu i aksioneve po shikon atë të titujve dhe nuk i pëlqen se çfarë po sheh” tha David Donabedian, drejtues i investimeve në fondin privat CBIC. “Yield-et po rriten edhe pse inflacioni ra. Kjo është arsyeja kryesore e dobësimit të tregut të aksioneve”.

Nvidia, stoku i inteligjencës artificiale i ndjekur nga afër, përjetoi javën e saj më të keqe që nga shtatori 2022 me një humbje prej gati 9%. Ishte një nga gjysmë aksionet e shumta që u përballën këtë javë pasi Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi planet për të shtrënguar kufizimet në shitjet e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale në Kinë.

Tesla e mbylli javën me më shumë se 15% humbje, java e saj më të keqe që nga dhjetori 2022. Prodhuesi i automjeteve elektrike, i cili raportoi fitimet të mërkurën, humbi pritshmëritë e Wall Street në të dy linjat për herë të parë që nga viti 2019./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë