Treg

Fondi më i madh sovran në botë humbi 34 miliardë dollarë në tremujorin e tretë

Fondi sovran i Norvegjisë me një vlerë 1.4 trilionë dollarësh, më i madhi në botë, raportoi humbje 2.1% gjatë tremujorit të tretë.

Fondi më i madh në botë, i menaxhuar nga qeveria norvegjeze humbi 372 mld krona, sa 34 mld dollarë, pasi të gjitha asetet pësuan rënie.

Dobësimi vjen në një kohë kur tregjet vijojnë të jenë mbi gjemba për shkak të zhvillimeve të gjera ekonomike.

"Tregu i aksioneve pa një tremujor më të dobët krahasuar me dy tremujorët e mëparshëm," tha në një deklaratë Trond Grande, zëvendës shefi ekzekutiv i Norges Bank Investment Management. "Ishin veçanërisht sektorët e teknologjisë, industrisë dhe shërbimet e konsumatorëve që kontribuan negativisht në kthim," shtoi ai.

Fondi gjigand i pasurisë sovrane të Norvegjisë u krijua në vitet 1990 për të investuar të ardhurat e tepërta të sektorit të naftës dhe gazit të vendit. Deri më sot, fondi ka vënë para në më shumë se 9200 kompani në 70 vende të botës.

Fondi raportoi një humbje tremujore prej 3.3% në investimet e tij në pasuri të paluajtshme të paluajtshme, ndërsa humbja e tremujorit të tretë në investimet e tij në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme arriti në 2.4%.

Në fund të tremujorit të tretë, aksionet përbënin 70.6% të investimeve të fondit, një rënie e lehtë nga tre muaj më parë./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë