Nga Gazeta ‘SI’- Sektori bankar në Shqipëri e ka mbyllur 2023-shin me një fitim rreth 28.5 mld lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Bankave.
Burim i këtyre fitimeve që kanë prekur një rekord të ri, janë normat e rritura të interesit për kreditë dhe për titujt e borxhit të qeverisë.
Sipas listimit që bën Shoqata, Credins ka portofolin më të madh të kredive, rreth 20% të tregut. BKT ka portofolin më të madh të titujve të borxhit, rreth 40% të tregut dhe të depozitave, mbi 25% të tregut.
Kthimi nga kapitali aksioner (ROE), u rrit në masën 22% gjatë vitit të kaluar, nga 14.2% që ishte në vitin 2022. Ndërsa kthimi mbi asetet (ROA) ishte 2.2% vitin e kaluar nga 1.3% që ishin në vitin 2022.
Në total të njëmbëdhjetë bankat që operojnë në Shqipëri, kanë asete në vlerën e 1.96 trilionë lekëve.
Rritja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë ishte një ndër masat që ajo mori për të ulur qarkullimin e parasë në një kohë inflacioni, por kërkesa për kredi nuk u prek aspak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.