Futboll

Rritet tensioni Juventus-Bonuçi, lojtari mund të kërkojë 2 mln euro dëmshpërblim

Gazeta Si – Rritet tensioni mes Leonardo Bonuçit dhe Juventusit. Ditët e fundit avokati i ish-kapitenit kishte kërkuar me një shkresë zyrtare nga drejtuesit e klubit riintregrimin e mbrojtësit në skuadrën e Alegrit. Përgjigja ishte e menjëhershme: klubi ka bërë një zgjedhje teknike dhe i vë në dispozicion lojtarit kushtet më të mira për stërvitje.

Asnjë tërheqje nga Juventusi, pavarësisht iniciativës ligjore. Lëvizja e Bonuçit shërben për të kristalizuar situatën e tij. Pas këtij hapi, në një moment të dytë, ai mund ta çojë Juventusin në gjyq.

Lojtari mund të kërkojë edhe zgjidhjen e kontratës (ka edhe një vit kontratë me një pagë 6 milionë euro), por më shumë mundësi ka që Bonuçi kërkojë një rimbursim, që në rastin e tij do t’i kalonte 2 milionë eurot. Kjo normë është e përcaktuar në akordin kolektiv të futbollistëve të Serisë A, që është bërë për të mbrojtur të federuarit që përfundojnë jashtë skuadre.

Bonuçi dhe trajneri Alegri. Gazeta Si, 11 gusht 2023

Normat nuk hyjnë në pjesën e zgjedhjeve teknike, por synojnë të garantojnë përgatitjet me pjesën tjetër të grupit. Tani për tani Bonuçi stërvitet në orare të ndryshme me ato të skuadrës së parë, bashkë me ata që gjithashtu kanë dalë jashtë planeve të klubit bardhezi.

Është i qartë qëllimi i tij për të pasur një shans për ta mbyllur karrirerën me ngjyrat që e kanë çuar në maja. Për këtë arsye ai ndjen shumë keqardhje. Ndeshjen e fundit miqësore e ndoqi nga tribuna e ‘Allianz Stadium’.

Tani është hapur një fazë mjaft delikate e një çështjeje torturuese. Një ‘i ndarë në shtëpi’ kaq i rëndësishëm sigurisht që bën zhurmë, edhe pse Juventusi mbrohet me faktin se ka aplikuar me Bonuçin të njëjtat kritere si me të tjerët që kanë mbetur jashtë projektit teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë