Treg

Rritet prodhimi, kryeson industria

INSTAT ka raportuar të premten treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave, të cilat përfshijnë aktivitetet ekonomike: Industri (Industri Nxjerrëse dhe Industri Përpunuese); Energji elektrike, Gaz, Avull; Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve dhe ndërtim për tremujorin e katërt 2018.

Shitjet neto u rritën 12,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu edhe prodhimi u rrit me 12,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të punësuarit shënuan rritje 7 %, krahasimisht me tremujorin e katërt të vitit 2017-të.
Edhe fondi i pagave shënoi rritje 11,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe sekstori i Energjisë elektrike, Gazit, Avullit ka shënuar rritje në të gjithë treguesit: shitje, prodhim, numër të punësuarish dhe fond pagash.

Po ashtu edhe sektori i Furnizimit me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve.

Edhe Ndërtimi shënoi rritje në të gjithë treguesit, por është sektori që ka njohur rritjen më të vogël të fondit të pagave dhe të të punësuarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë