Treg

Rritet prodhimi i energjisë, bie importi

Në nëntë muajt e parë të vitit situata hidrike në vend duket se ka qenë pozitive, pasi prodhimi i energjisë është rritur si pasojë edhe eksporti, ndërsa importi dhe humbjet në rrjet kanë rënë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë këtyre nëntë muajve, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 3,1 %.

Në totalin e energjisë elektrike të prodhuar, hidrocentralet publike kanë kontribuuar me 80,0 %, ndërsa hidrocentralet private dhe koncensionare kanë realizuar vetëm 20,0 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Si rrjedhojë është ulur pesha e importeve bruto të energjisë elektrike me rreth 2,9 herë dhe është rritur pesha e eksporteve bruto të energjisë elektrike me rreth 69,7 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë nëntëmujorit, humbjet kanë rënë me 6,8 %. Ndikim në këtë rënie ka pasur ulja e humbjeve në shpërndarje.

Konsumatorët këtë nëntë mujor kanë përdorur energji elektrike sa 5,8 % më shumë se një vit më parë.

Ata që kanë shpenzuar më shumë energji kanë qenë bizneset.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë