Treg

Rritet defiçiti tregtar, shkak energjia

Katër muajt e parë të vitit rezultojnë me një defiçit tregtar prej 106 mld lekë ose 8,9% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT raporton se në katërmujorin e parë të vitit 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 99 mld lekë, duke shënuar ulje me 2,3 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 205 mld lekë, duke u rritur me 3,2 %, krahasuar me një vit më parë.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Tekstile dhe këpucë”. Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”.

Kurse grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Ushqime, pije, duhan”. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar negativisht grupi: “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë