Treg

Rriten sigurimet, shoqëritë paguajnë 6,78% më pak dëme se një vit më parë

Dy muajt e parë të vitit kanë regjistruar më pak dëme të paguara nga kompanitë e sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar - shkurt 2019, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 0.83 milionë lekë, ose 6.78% më pak se në periudhën janar - shkurt 2018.

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 0.53 milionë lekë, apo 63.30 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.


Dëmi mesatar për disa nga produktet e sigurimit motorik.

Por tregu ka rezultuar me rritje në aspektin e të ardhurave. Primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar - shkurt kapën vlerën mbi 2,369 milionë lekë, ose 1.37% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar - shkurt 2019, arritën rreth 0.16 milionë lekë, ose 1.43% më shumë se në periudhën janar - shkurt 2018.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar - shkurt 2019, arritën në rreth 0.18 milionë lekë, duke shënuar ulje prej 18.38% në krahasim me periudhën janar - shkurt 2018.

Gjatë kësaj periudhe, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 177,450 me një rritje prej 5.59% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.08 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.76% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.16%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 35.82% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 64.18% të totalit të tregut.

Struktura e tregut të sigurimeve, viti 2019
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik pati një rritje me 5.56% në periudhën e marrë në konsideratë. Produkti MTPL e brendshme u rrit gjithashtu. Kjo rrritje u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.46% krahasuar me të njëjtën periudhëtë vitit të kaluar.

Produkti Karton Jeshil u rrit me 11.39% të volumit të primeve të shkruara bruto e cila u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 52.03% krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018.

Kurse produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar - shkurt , pati një ulje 18.10% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar - shkurt 2018. Si rrjedhojë numri i kontratave shënoi ulje me 17.04%.

Gjithashtu shënuan rënie sigurimet vullnetare të Jo-Jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë