Futboll

Rriten masat e sigurisë para ndeshjeve në Angli dhe Francë. Infantino: Jemi të shokuar

Gazeta Si – Pas atentatit terrorist të mbrëmjes të së hënës, kur u vranë dy tifozë suedezë, janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë për ndeshjet në vazhdim, duke nisur nga Angli-Itali. Në Lilë do të jenë të gatshëm 600 policë për Francë-Skoci.

Për momentin nuk dihet, nëse dhe kur do të luhet pjesa e mbetur e ndeshjes Belgjikë-Suedi. UEFA kë bërë me dije se është ende shumë herët për të marrë një vendim. Belgjika është kualifikuar për në Euro 2024 në Gjermani, kurse Suedia është eliminuar.

Përreth stadiumit ‘Wembley’, në prag të ndeshjes Angli-Itali që luhet sot në mbrëmje, janë rritur masat e sigurisë. Sipas Metropolitan, do të ketë një prezencë të shtuar të agjentëve në gjithë zonën e stadiumit. Autoritetet i druhen një tjetër sulmi xhihadist, si ai i Brukselit.

"Jam thellësisht i shokuar dhe i trishtuar nga vdekja tragjike e dy tifozëve suedezë në Bruksel, pranë stadiumit ku luhej ndeshja. Në emër të FIFA-s dhe komunitetit të futbollit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Lutjet tona shkojnë për qytetarët e Belgjikës dhe Suedisë, skuadrat dhe federatat e tyre”, - ka shkruar në Instagram Infantino.

Sipas ‘l'Equipe’, do të jenë ndërkohë rreth 600 agjentë në terren përreth stadiumit ‘Pierre-Mauroy’ për ndeshje Francë-Skoci. Në shkallët e stadiumit priten rreth 1700 tifozë skocezë. Autoritetet franceze janë alarmuar pas ngjarjes së Brukselit dhe ka pasur kontrolle të shtuara në kufirin me Belgjikën. Në Francë po zhvillohet Botërori i regbisë, ndërsa vitin e ardhshëm do të organizohen Lojërat Olimpike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë