Shendet

Rrini më pak para televizorit: Parandaloni sëmundjet e zemrës

Më shumë se një në 10 raste të sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen. Kjo do arrihet nëse njerëzit reduktojnë kohën përpara televizorit.
Sipas një studimi të fundit, zvogëlimi i kohës së kaluar para televizorit duhet të jetë më pak se një orë.
Sëmundja koronare e zemrës ndodh kur materiali yndyror grumbullohet brenda arterieve koronare duke i bërë ato të ngushtohen.
“Reduktimi i kohës përpara televizorit duhet të jetë objektiv kyç”, tha Youngwon Kim, një profesor në Universitetin e Hong Kongut.
Kim tha se studimet e mëparshme kishin treguar se koha e tepruar para televizorit lidhet me nivele negative të kolesterolit dhe glukozës në trup.

Studiuesit raportuan se përdorën të dhëna nga 373,026 njerëz të moshës 40-69 vjeç. Asnjë nga pjesëmarrësit në studimin e ekipit nuk kishte sëmundje koronare të zemrës ose goditje në tru kur u rekrutua.

Më pas studiuesit gjetën 9,185 raste të sëmundjes tek pjesëmarrësit.
Studimi tregon se njerëzit që shikonin katër ose më shumë orë televizor në ditë, kishin një rrezik 6% më të ulët për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës.

Ekipi vlerësoi se rreth 11% e rasteve të sëmundjeve koronare të zemrës mund të parandalohen.
Naveed Sattar, një profesor i mjekësisë metabolike në Universitetin e Glasgoë, se gjetjet mund të mbivlerësojnë përfitimet e shkurtimit të kohës përpara televizorit.
“Ka prova të tjera që tregojnë se rritja e aktivitetit fizik, ndihmon në uljen e niveleve të yndyrës në trup dhe parandalon shtimin e peshës. Të gjitha këto përmirësime, dihet se zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru”, përfundon Sattar.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë