Politike

Rrëzohet qeveria “Kurti”

"Aventura politike" mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës, përfundoi mbrëmjen e sotme.

Pa mbushur 50 ditë në krye të qeverisë, kryeministri Albin Kurti u rrëzua me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim. Pavarësisht thirrjes së kryeparlamentares Vjosa Osmani për të mos mbështetur LDK-në, shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës votuan pro mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Kurti ka mbajtur  fjalën në Kuvend, pak çaste nga votimi i mocionit të mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së tij.

Ai nuk i kurseu akuzat as ndaj SHBA-së ashtu edhe politikanëve të Kosovës, duke thënë se rrëzimi i qeverisë ishte vepër e “atyre që u takuan me të dërguarin Special të presidentit Trump Richard Grenell.

“Unë po ua them hapur bindjen time nga ky bashkëpunim i deritanishëm, vendimarrjen për Kosovën e kanë ata që shkuan e takuan Grenell. Edhe unë e takoj Grenell por nuk do të thotë të shtrihesh tek Grenell. Ata që e kanë takuar Grenell kanë marrë një fuqi që është reflektuar edhe në qeverinë time. Këtë problem që kam patur në këto 50 ditë e kam edhe sot”, u shpreh.

Ai përsëriti se mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit ka marrëveshje sekrete që solli shkarkimin e tij. "Marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiç unë nuk e kam, se është sekrete. Ama ka marrëveshje sekrete. Është gabim të shkohet në Shtëpinë e Bardhë në një tavolinë ku marrëveshja është e gatshme dhe nëse t’i nuk pajtohesh, shpallesh armik, dhe kështu dëmtohen marrëdhëniet me SHBA", deklaroi ai.

Kurti shpjegoi edhe përplasjen për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi, e cila çoi në shkarkimin e ministrit të Brendshëm të LDK-së dhe rrëzimin e koalicionit, duke thënë se prapa kësaj “skeme” fshihej presidenti Thaçi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është ide e Mustafës. Një ditë më parë  mua më thirri presidenti për këtë çështje dhe i kam thënë q jam kundër. Të nesërmen u thirr mbledhja e këshillit të sigurisë dhe të gjithë e kishin diskutuar dhe i kishin thënë po presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë