Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot një fjalim të fuqishëm nga foltorja e Kuvendit, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Kosovës.
Ajo nuk iu drejtua asnjë prej deputetëve të pranishëm por vetëm qytetarëve, duke deklaruar se partia e saj dëshiron të rrëzojë qeverinë e qytetarëve.
Ky është një fjalim që asnjëherë nuk do të doja ta mbaja sepse si kryetare e kam përgjegjësinë të ju drejtohem nga kjo foltore pasi partia ime e përkrahur nga opozita ka sjellë për votim mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë suaj të dashur qytetarë. Ndaj qeverisë së ndryshimit. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan nga koronavirusi. Kjo është e pashembullt”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, 20 vite pas luftës, për shumicën e shqiptarëve të Kosovës ishte Qeveri e shpresës. Osmani ka dalë kundër partisë së saj, duke thënë nuk mund ta përkrah një iniciativë të tillë kur qytetarët e vendit po përballen me një pandemi botërore, siç është Covid – 19.
“Veprimet e pa matura politike, në këtë kohë kur qytetarët po përballen për jetë a vdekje unë nuk i pranoj dhe as nuk i përkrah. Si kryetare e Kuvendit jam përpjekur që ta mbroj cdo parim politik dhe cdo premtim të dhënë para qytetarëve tanë. Unë besoj se Qeveria ndërmjet partisë sime dhe VV-së ka qenë e zonja të luftoj korrupsionin, dhe këtë e ka dëshmuar në këto pak ditë. Prandaj nuk pajtohem me mocionin e mosbesimit, aq më tepër në këtë kohë të rëndë për qytetarët sepse besoj se ne kështu braktisim vullnetin e qytetarëve tanë”, tha Osmani.
Ajo iu kundërpërgjigj edhe deputetëve të partisë së saj, të cilët thanë se Osmani nuk paraqet qëndrimet e partisë së saj. Ajo deklaroi se përfaqëson vetëm zërin e qytetarëve të Kosovës të cilët besuan në “qeverinë e shpresës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.