Lajme

Rrëzohet në kanalin vaditës, humb jetën 50-vjeçari në Peqin

Një 50-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Peqin, pasi ka rënë aksidentalisht në një kanal vaditës dhe për pasojë është mbytur.    

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin  Lazarenj , Njësia Administrative Pajovë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë