Politike

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Çështje në hetim nga SPAK

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike për interpelancë për çështjen e AKSHI-t duke argumentuar se nuk mund të zhvillohen, pasi janë objekt hetimi penal.

Sipas Kuvendit, një kërkesë e tillë synon në thelb të zhvendosë një çështje që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë në sallën e Kuvendit, duke krijuar një formë të ashtuquajtur “gjykate politike” mbi informacione që nuk janë përfundimtare nga institucionet gjyqësore.

“Pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar të një hetimi penal, çka nuk gjen mbështetje në asnjë normë ligjore. Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, për aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë.

Së katërti, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllim për realizimin e interpelancës si formë e kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur çështja është në proces hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente.

Së pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur, e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një debat politik paralel, i cili mund të cenojë hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi për Partinë Demokratike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë