Politike

Braçe me kritika në Kuvend: Ministrat po refuzojnë transparencën dhe interpelancat

Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur në Kuvend shqetësimin për mosdhënien e informacionit nga institucionet publike.

Braçe u shpreh se kjo nuk është hera e parë që ai flet për këtë problem, i cili lidhet me kërkesat për informacion drejtuar Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve të tjera, si dhe me kërkesat për interpelancë me ministrat përkatës.

Sipas tij, kanë skaduar afatet për marrjen e përgjigjeve nga Ministria e Brendshme dhe AKU-ja, ndërsa ka marrë një përgjigje nga Ministri i Bujqësisë, i cili, sipas Braçes, është shprehur se “nuk dua të bëj interpelancë me ty”.

“Ministria e Bujqësisë ngarkohet me problematikën për të cilën kam kërkuar informacion. Kam kërkuar informacion për kafshët shoqëruese të braktisura. Agjencia thotë s’e kam kompetencë dhe ministria thotë; s’e kam kompetencë.

Kam kërkuar që të jepet informacion për kontrollet e ushtruara. E kuptoj se ka njerëz dhe në qeveri që nuk duan të bëjnë punën e tyre, por unë jam këtu për të bërë punën time. Nëse kjo histori vazhdon kështu që 7 kërkesa nuk u jepen informacion, na thoni: mos bëni më kërkesa”, tha Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë