Nga Gazeta ‘SI’- Thirrur në një interpelancë nga demokratët, ministri i Energjetikës, Enea Karakaçi deklaroi se Shqipëria nuk është e ekspozuar ndaj krizës së naftës.
Deputeti demokrat Eno Bozdo akuzoi qeverinë për mungesë të rezervës të naftës dhe ngarkesë të qytetarëve me çmimet e larta ta hidrokarbureve.
“Dua të theksoj 1 element. Rezerva e sigurisë së hidrokarbureve është e implementueshme kur ka mungesë produkti në treg. Aktualisht qeveria siguron se nuk ka pasur mungesë në furnizim. Vendi ynë aktualisht nuk është i ekspozuar ndaj rrezikut të ndërprerjes së furnizimit me naftë. Rezerva përdoret vetëm nëse ka mungesa të produktit final në treg. Me informacionet që kemi, Shqipëria nuk është e ekspozuar”, tha Karakaçi, lidhur me shqetësimet e ngritura nga deputeti Bozdo.
Më tej Karakaçi, duke iu përgjigjur akuzës së demokratëve për keqmenaxhim të Rezervës së Sigurisë së Karburanteve, tha se qeveria po shqyrton një tjetër model.
“Ne e dimë që modeli aktual nuk është në përputhje me BE, por jep garancinë absolute të rezervës absolute. Ju thoni që ka modele të tjera, dy janë modelet, e mban shteti ose privati. Edhe ky ligj hyn ndër aktet që jemi duke e shqyrtuar. Në çmimin fundor të karburantit është e përfshirë edhe mbajtja e rezervës së hidrokarbureve”, tha ministri Karakaçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje