Bota

Rrëzohet avioni amerikan në Mesdheun Lindor, pesë ushtarë të vdekur

Pesë pjesëtarë të forcave ushtarake amerikan mbetwn tw vdekur të premten kur avioni që i transportonte ata në një mision trajnimi të karburantit u rrëzua në Detin Mesdhe, tha të dielën Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Operacionet e kërkim-shpëtimit që përfshinin avionë dhe anije ushtarake të afërta amerikane pasuan menjëherë rrëzimin dhe një hetim për shkakun e tij është duke u zhvilluar, tha Komanda Evropiane e SHBA në një deklaratë.

Komanda Evropiane e SHBA, e cila merret me operacionet ushtarake amerikane në Evropë dhe pjesë të Lindjes së Mesme, raportoi aksidentin të shtunën.

Identiteti i viktimave nuk do të bëhet i ditur derisa të plotësohen njoftimet e të afërmve, tha Komanda.

Presidenti Joe Biden shprehu ngushëllimet e tij në një deklaratë të dielën.

Uashingtoni ka nxituar mbështetjen ushtarake për Tel Avivin dhe ka forcuar forcat e tij në rajon, duke përfshirë aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford dhe anije të tjera luftarake pasi grupi i Hamasit sulmoi Izraelin më 7 tetor. /Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë