Lajme

Rreziqet e sigurisë nga telefonat Huawei

Kompania kineze Huawei është kritikuar ashpër në një raport nga organi që mbikëqyr sigurinë e produkteve të saj në Mbretërisë së Bashkuar. Raporti, i lëshuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, thotë Huawei mund të ofrojë "vetëm një siguri të kufizuar për rreziqet afatgjata në pajisjet që aktualisht janë të shpërndara në Britani të Madhe". Raporti pasqyron atë që thuhet se është frustrim i thellë në dështimin e kompanisë për të adresuar problemet e identifikuara më parë. Huawei furnizon kompanitë që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ky raport vjen përpara një vendimi nga Mbretëria e Bashkuar nëse do të lejojë që kompania të ndërtojë rrjetet e ardhshme të gjeneratës 5G.

Praktikat e dobëta
SHBA ka bërë fushatë për të përjashtuar Huawei nga tregu amerikan, megjithëse nuk ka asnjë pretendim në raportin e fundit që kompania të jetë futur qëllimisht për të kryer çdo lloj spiunazhi në emër të shtetit kinez. Përkundrazi, akuza është se praktikat e dobëta nga kompania krijojnë probleme që nga ana tjetër paraqesin rreziqe të sigurisë. Raporti përshkruan ato si "çështje të rëndësishme teknike në proceset inxhinierike të Huawei-t".

Duhet të shqetësohemi për Huawei-n?
Huawei shpesh është më i lirë se rivalët, por ka ankesa se modeli i biznesit që ndikon rritjen e tij të shpejtë mund të ndikojë negativisht në funksionimin e tij. Dhe për shkak se kompania ofron produkte të ndryshme për klientë të ndryshëm, ka qenë e vështirë për zyrtarët e sigurisë që të jenë në gjendje të konfirmojnë se pajisja është e siguruar për të njëjtin standard. Në vitin 2014, një bord, i kryesuar nga kreu i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Cyber, Ciaran Martin, u ngrit për të mbikëqyrur punën e Huawei.

Përfaqësues të tjerë të qeverisë, si dhe individë nga Huawei dhe kompanitë që përdorin pajisjet Huawei gjithashtu janë në bordin e mbikëqyrjes. Shqetësimet u ngritën në raportin vjetor të vitit të kaluar por këtë vit raporti i saj është shumë kritik për dështimin e kompanisë për t'i adresuar problemet.

Huawei ka thënë se do të investojë shuma të konsiderueshme në trajtimin e problemeve, 3 deri në 5 vitet e ardhshme, por kuptohet që deri tani zyrtarët amerikanë dhe britanikë nuk e kanë parë atë që kinezët e konsiderojnë si një plan të besueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë