Pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, nga rrëzimi i skelës nga pallati 14-katësh në rrugën “Faik Konica, policia ka referuar në prokurori për hetim Petrit Sylën. Syla është administratori i firmës “Syla”, dhe është shpallur në kërkim pasi është konstatuar se nuk janë respektuar rregullat e sigurisë në punë, çka shkaktoi dhe vdekjen e dy punëtorëve.

Mësohet se Syla ka kanosur në telefon Kastriot Ponarin, i cili duhet të jetë rivali i tij për çështje skelash. Ky i fundit pas tragjedisë së ndodhur ka shkruar edhe një status në rrjetet sociale për konkurrencën e pandershme gjë që vë në pah rivalitetin mes tyre.
Si pasojë e rrëzimit të skelës ku po punonin 5 punëtorë, dy prej tyre humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.
Dy viktimat e ngjarjes së rëndë ishin të rinjtë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosur mbetën Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, investitori i firmës “Syla”, Ilir Bendo është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.