Zhytuni në sfondet e këtyre rrëfenjave botërore!
Një burrë i quajtur Uve / Nga Fredrik Backman
Uve, protagonisti në romanin e Backman-it “Një burrë i quajtur Uve”, është idhnak, kokëfortë dhe i ashpër. Ai ecën në rrugët e lagjes së tij modeste suedeze duke kërkuar shkelje të ligjit, duke u ulëritur kafshëve të të tjerëve dhe duke murmuritur ndërsa bën ndarjen e mbeturinave. Bota e tij është e vogël dhe ku gruaja i vdes, bota e tij tkurret edhe më. Në fakt, bota të cilën ai e refuzon të ndërlidhet vjen tek ai kur Parvaneh, një grua e re iraniane shtatzënë, shpërngulet pranë. Lagjja që është dukur aq errët e njohur për Uven ngadalë ndriçohet. Në praninë e saj, komuniteti i dashur skandinav që dukej i mbyllur me Uven, nis të hapet sërish dhe po ashtu bën edhe ai.
Ditarët e motoçikletës / Nga Ernesto “Che” Guevara
Ditarët e Motoçikletës së Ernesto “Che” Guevara-s: Shënime mbi një Udhëtim latin-amerikan është në bërthamë të vet, një histori aventurash dhe zbulimesh. Guevara dhe shoqja e tij , Alberta Granado, nsin një rrugëtim epik për të parë botën. Nisur në një motoçikletë të zhurmshëm dhe me defekt La Poderosa II, çifti udhëton përmes Argjentinës, Kilit, Perusë, Kolumbisë dhe Venezuelës. Ata ngjisin Machu Piçhu-n, lundrojnë në lumin e amazonës dhe përpiqen për të ngjitur Andet. Përgjatë udhëtimit 9 mujor, Guevara gjen komunitete në vështirësi që motivojnë revolucionin në lulëzim. Jo vetëm që udhëtimi frymëzon politikat e Guevara-s , por edhe çimenton dashurinë e tij për eksplorim. Ai shkruan, Tani e di, nga një pajtim gati fatal me faktet, se fati im është të udhëtoj.
Jo gjithë dritën mund ta shohim / Nga Anthony Doerr
Ndërkohë që ky roman i ka ngjarjet të vendosura në Gjermani dhe Francë, qyteti i vogël i fortifikuar me mure i Shën Malos në brigjet e Bretanjës, në Francë mban zemrën e rrëfenjës. Është pikërisht atje që Marie-Laure LeBlanc, e verbër qysh prej moshës 6-vjeçare, arratiset me të atin, për t’u ikur pushtimit nazist të Parisit. Pasi u bashkohet vendasve fort të pavarur në rezistencën e tij, jeta e saj takohet me atë të Werner Pfennig, një gjerman me një atësi për qarqet elektrike dhe shkencën. Doerr shkruan për qytezën veriperëndimore franceze. Uji rrethon qytetin nga të katra anët. Lidhja me pjesën tjetër të Francës është e dobët: një xhade, një urë, një rrip rëre. Si personazhet e tregimit pozicioni i Shën Malos alternohet mes forcës dhe dobësisë, mbrojtur nga muret e gurta, e megjithatë e ekspozuar ndaj dallgëve të kanalit.
Kujtimet e një Gejshe /Nga Arthur Golden
Në moshën 9 –vjeçare, Sajuri u shit në një okija, apo një shtëpi gejshesh në Gion – distrikti më i famshëm i gejsheve në Kioto, Japoni. Në Kujtimet e një Gejshe, Arthur Golden përshkruanrrugën e gjatë të Sajurit për të ndërtuar një jetë për veten mes ndërtesa tradicionale prej druri të lagjes shtëpive të famshme të çajit dhe klubeve sociale ekskluzive. Nën performancat e përsosura dhe mbledhjet e qeta shtrihet një botë e ndërlikuar, konkurruese në të cilën Sajuri duhet të mbijetojë. E kaluara e nderuar e distriktit të bukur paralelizohet me historinë e profesionit të në cilin është hedhur qysh fëmijë, ndërsa të dyja janë të ndryshuara nga Lufta e Dytë Botërore dhe modernizimi i kulturës japoneze.
Lulebora dhe erashka e fshehtë /Nga Lisa See
Në këtë roman të Lisa See-së, Lily Wu dhe Lulebora, të dyja të lindura në shenjën e Kalit dhe të destinuara të ndiqnin të njëjtën rrugë, të bëheshin laotong ose të plakeshin njëlloj. Të lidhura nga udhëzime strikte të kulturës së tyre të shekullit të 19-të në Hunan, Kinë, dy vajzat ngushëllohen tek njëra-tjetra, teksa përballen me sfidat e të qenit grua. Kur janë të ndara, ato i shkruajnë njëra-tjetrës në nu-shu, një gjuhë e fshehtë e shpikur nga dhe për gratë kineze. Në këto mesazhe dhe gjatë çasteve që kalojnë bashkë, ato ndajnë mënyrat sesi Hunani i ka formësuar jetët dhe marrëdhëniet e tyre.
Kthim në shtëpi /Nga Yaa Gyasi
Historia e dy motrave të detyruara nga anë të kundërta të tregtisë shkatërrimtare të skllevërve në Gana. Effia dhe Esi janë të ndara nga fillimi, të lindura në fshatra të ndryshëm pa dijeninë e eksizstencës së njëra-tjetrës, por trauma e jetës së tyre dhe atyre të gjashtë brezave të ardhshëm gërshetohen në rrënjë: tregtia ganeze e skllevërve. Ndërsa Effia është e martuar me një tregtar anglez skllevërish dhe qëndron në vend, Esi kapet gjatë një sulmi në fshat, e lidhur me zinxhirë në të njëjtën kështjellë tregtari dhe dërgohet në Amerikë. Përmes pasardhësve të vajzave, Gyuasi eksploron pasojat e ngadalta, shkatërrimtare të skllavërisë në të dy vendet.
Gardalina /Nga Donna Tartt
Shndërrimet e qytetit të Nju Jorkut për Theo Decker-in, protagonistin e romanit Gardalina.
Në nisje të tregimit, është qyteti i së ëmës, që ka ardhur në Nju Jork kur ishte adoleshente. Bashkë, ata jetojnë në një apartament të vogël mbushur me rafte librash dhe bredhin nëpër muzetë e qytetit. Një tragjedi e detyron Theo-n të lëvize në një apartament gjigant të një miku në Park Avenue. duke i dhënë pamjen e mbretërisë së tyre të ftohtë e të privilegjuar.
Ku largohet nga Nju Jorku, Theo ëndërron për të siç dikush ëndërron për një dashuri të humbur- të metat e tij fshihen nën vellon e mallit. Pasi kthehet përfundimisht, ai zhytet nën barkun e errët të artit dhe antikeve, duke i shtuar një tjetër shtresë kompleksitetit të marrëdhënies së Theo-s me këtë qytet enigmatik.
Ana Karenina/Nga Leo Tolstoi
Rusia është po aq personazh në Ana Kareninën e Tolstoit sa edhe vetë princesha. Përgjatë historisë tragjike të martesës së palumtur të Anës dhe dashurisë së ethshme, Tolstoi zbulon debatet e ndërlikuara politike të fundit të shekullit 19 që rusët kishin rreth trajektores së vendit të tyre. Në buzë të revolucionit rus, Ana dhe familja e saj luftojnë për të gjetur rrugët e duhura për jetët e tyre. Ajo dhe kont Vronski kalojnë pjesën më të madhe të kohës në Shën Peterburgun me stil dhe bashkëkohor. Vëllai i Anës, Stiva, nis udhëtimin e tij në Moskën aristokrate. Levini, miku i Stivës. jeton më thjesht në provincë me të shoqen. Secila zgjedhje vijëzon një përgjigje të veçantë ndaj një pyetje të romanit: si mundet një individ – dhe një vend –të krijojë më së miri kënaqësi dhe lumturi?
Dashuri në kohët e kolerës /Nga Gabriel Garsia Markez
Megjithëse Markezi nuk e deklaron qartë, thërrimet që lë përmes Dashuri në kohët e Kolerës i drejton lexuesit në Kartagjenë, Kolumbi, si vendndodhje. Qyteti pa emër në bregun e detit të Karaibeve siguron një sfond të gjallë e shumëngjyrësh për historinë e fuqishme të dashurisë. Florentinoja, protagonisti i romanit, bie në dashuri me Ferminën përmes rrugëve me kalldrëmë të qytetit, portit plot njerëz dhe arkitekturës koloniale. Ashtu si dashuria e tij merr dekada, ky qytet mbresëlënës i Amerikës së Jugut i ka qëndruar sfidave të kohës.
Adashi /Nga Jhumpa Lahiri
Megjithëse pjesa më e madhe e romanit zhvillohet në Masaçusets dhe Nju Jork, personazhet janë të lidhur fort me Indinë. Pasi shpërngulen nga Kolkata drejt Kembrixhit, Ashima dhe Ashoke Ganguli punojnë për të ndërtuar një urë mes vetes së vjetër dhe të re. Për shembull, ndërsa është shtatzënë me të birin, Gogolin, Ashima përpiqet – dhe dështon – të rikrijojë një ushqim popullor nga rrugët e Kolkatas prej krundeve të orizit dhe kikirikëve të plantacioneve. Ndryshe nga e ëma, Gogoli ndërton një mur, jo një urë mes identiteve të tij bengale dhe amerikan. Sado që përpiqet, ai nuk mund t’i arratiset lidhjes. Në fakt, dashuria për arkitekturën , që e shtyn drejt Nju Jorkut si i rritur, ka lindur nga një vizitë fëmijërie në Taxh Mahalin e Indisë.
Gjuetari i Balonave /Nga Khaled Hosseini
Në fillim të romanit, Kabuli, Afganistan, është një qytet modern, përparimtar. 12-vjeçari Amir jeton me të atin relativisht të pasur, i cili nget një Ford Mustang të zi – zilia e lagjes. Miku i tij i mirë, Hasani, është i biri i shërbyesit të të atit. Për Amirin, Afganistani është një vend privilegjesh. Kur pushtohet nga Rusia dhe bie nën sundimin e Talebanëve, ai dhe i ati arratisen, duke lënë një Hasan tashmë të traumatizuar në vendin e mbërthyer nga lufta. Ndryshimi i dhunshëm i Afganistanit nga një vend privilegji në një vend të shkatërrimit e çon Amirin përpara. Ai rritet në ShBA, duke ekuilibruar kulturën e tij afgane me jetën e re amerikane. Por Gjuetari i Balonave është thelbësisht një histori shërimi dhe atdheu e tërheq. Amiri zemërthyer kthehet në një Afganistan të thyer për të ndrequr gabimet e fëmijërisë.
Aventurat e Tom Sojerit / Nga Mark Tuejn
Vendosur në një qytet të vogël në lumin e Misisipit më 1850, Aventurat e Tom Sojerit mbërthen jo vetëm gjendjen e theksuar të djalërisë, por edhe sharmin e pazbutur të një komuniteti në rritje në atë që ka qenë dikur Perëndimi Amerikan. Në kufi të Amerikës dhe adoleshencës, Tom Sojeri gjen strehim në një ishull të egër në mes të një lumi gjëmues. Megjithëse romani është shkruar për fëmijë, Tuejn shpresonte se mund t’u kujtonte të rriturve atë që dikur ishin. Vendosur në udhëtimin e Tomit përmes mrekullive të një vere amerikane të pambikëqyrur duke e dëgjuar historinë në zërin e thellë dhe të fortë të aktorit dhe drupunuesit Nick Offerman.
*Marrë nga Nationalgheographic.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.