Futboll

Rrëmbimin e Pogba e organizuan miqtë e tij, donin t’i zhvasnin 25 milionë euro

Gazeta Si – Gjithçka u organizua nga miqtë e tij. Jo nga kriminelë, apo të panjohur të dhunshëm. Për këtë janë të bindur hetuesit e çështjes së rrëmbimit dhe kërcënimit me armë të Pol Pogba në mars të 2022-shit. Janë fakte që i zbulon ‘L'Equipe’, duke iu referuar dokumenteve të hetimit, që kanë si bazë figurën e njërit prej të akuzuarve, mik i hershëm i mesfushorit të Juventusit.

Hetimi ka marrë kthesë nga mesazhet e reja telefonike, sidomos nga numri i Adama C., një nga miqtë e Pogba që u arrestua marsin e kaluar, pas kthimit nga Dubai. Në emrin e tij është mes të tjerash edhe apartamenti, ku u çua lojtari që më pas u kërcënua nga disa njerëz të armatosur.

Fillimisht Pogba kishte deklaruar se edhe Adama C. kishte pasur të njëjtin fat gjatë asaj mbrëmjeje, para se ai të shkonte në grumbullimin e kombëtares. Disa mesazhe zanore të mikut të tij e identifikojnë atë si një nga ata që “kishin organizuar rrëmbimin”, siç shkruhet në raportin e policisë në shtator të 2023-shit.

Ideja e grupit të miqve ishte për t’i zhvatur Pogbasë 25 milionë euro, shumë që më pas zbriti në 13 milionë. Ata donin të përfitonin të paktën 1 milion euro secili, por edhe administrimin e të drejtës së imazhit. Për këtë, pas vdekjes së Mino Raiolës, banda u shfaq sërish, duke shkuar në qendrën stërvitore të Juventusit për ta detyruar Pogbanë t’u besonte atyre.

Vetëm në këtë fazë verore ka ndërhyrë Mathias Pogba, i vënë nën hetim për tentativë zhvatjeje, por jo për rrëmbimin e vëllait, si të akuzuarit e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë