Lajme

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, policia aksion në Shkodër

Policia ka vijuar aksionin për kapjen e urdhëruesve të rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së Jak Prengës. Aksioni është shtrirë dhe në Shkodër.

Policia thotë se ka vijuar kontrolle të pandërprera, për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes mbi rrëmbimin e 49-vjeçarit të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, si dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje me pasojë humbjen e jetës së 49-vjeçarit.

Siç njofton policia, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e saj, mëngjesin e sotëm janë ushtruar kontrolle në banesa, biznese, magazina e objekte të braktisura dhe si rezultat i kontrollit janë siguruar prova të vlefshme që shërbejnë për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Por mësohet se më kryesori në këtë ngjarje është Gentian Doçi, ku në disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, Astritin.

Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë “e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më ke prekur mallin”.

Shtetas të tjerë të dyshuar janë M. B., dhe K. G., ku marrin pjesë dhe forcat RENEA. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe shtetasi me iniciale D. R. nga Vlora. 

Ndërkohë, policia po vazhdon kontrollin edhe në zonën e Shijakut në fshatin,Pjesëz, pasi Jak Prenga mund të jetë varrosur aty, pasi u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa vetëm, para pak ditësh policia mundi të zbulonte se ai ka ndërruar jetë.

Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë fugonin ku ishte trupi, që është transportuar me qese të zeza.

Deri më tani për rrëmbimin e tij e 49-vjeçarit që kishte në mes pazare droge, janë arrestuar 5 persona dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jak Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t'i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë