Futboll

Rrëfimi tronditës i Erikson: Jam me kancer, më ka mbetur edhe një vit jetë

Gazeta Si – Ish-trajneri i njohur ka folur për gjendjen e tij shëndetësore për një radio suedeze. Ai ka pohuar se nuk i ka mbetur shumë jetë, por mendon pzotivisht.

"Jam me kancer, më mbetet edhe një vit jetë, në rastin më të mirë pak më shumë, ose më pak në rastin më të keq", - ka thënë Sven-Goran Erikson për ‘P1’. Ish-trajneri kampion me Lacion, 75 vjeç, ka rrëfyer si e ka zbuluar sëmundjen:

"U rrëzova papritur, teksa po bëja një vrapim 5 kilometra. Pas një konsulte mjekësore mësova se kisha një tumor. Nuk dihet prej sa kohësh, ndoshta prej një muaji, apo një viti", - është shprehur suedezi.

Erikson u bë shumë i njohur me titullin kampion që fitoi me Lacion në vitin 2000. Për herë të fundit ka stërvitur në 2019-ën, kur drejtoi për një kohë të shkurtër kombëtaren e Filipineve. Gati një vit më parë hoqi dorë nga çdo impenjim për shkak të shëndetit.

"Të gjithë e kishin kuptuar që nuk isha mirë, e imagjonin që mund të ishte kancer dhe kështu është. Duhet të luftoj derisa të mundem dhe dua të mendoj pozitivisht”, - ka thënë më tej ish-trajneri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë