Futboll

Rrëfimi ndryshe i Kilian Mbape: Më mungojnë gjërat e vogla, të shkoj të blej bukë!

Gazeta Si – Jeta e kampionit francez e treguar në ‘France Tv’, mes iniciativave bamirëse për fëmijët nga shoqatae drejtuar nga nëna Fayza, dhe detyrimeve të imponuara nga fama: "Gjithçka e planifikuar, nuk kam më spontanitetin, do të paguaja për ato gjëra të vogla, si për shembull të dilja me shokët, apo të blija një bagetë te furra e bukës".

Është një yll botëror, në qendër të vëmendjes mediatike për çdo gol dhe lojë që bën. I survejuar në çdo shprehje dhe fjalë për të kuptuar gjendjen dhe objektivat, sidomos në lidhje me merkaton. Natyrisht, fiton qindra miliona euro.

Por Kilian Mbape do të jepte gjithçka për të rigjetur disa gjëra të jetësë së mëparshme, qoftë edhe të shkonte për të blerë një bukë, si të gjithë. E thotë vetë bomberi parisien në një emision televiziv të ‘FranceTv’. Nëna e tij, Fayza Amari, që administron karrierën e tij, rrëfen si ia doli që i biri të jepte 30% të përfitimeve për shoqëtën që ajo drejton për zhvillimin e iniciativave sociale.

"Në fillim, - shpjegon Amari, negociatore e kontratave milionere të të birit, – i kërkova gjysmën. Por diskutuam dhe zbritëm në 30%. Për më pak nuk do ta bëja, madje do të tërhiqesha, siç bëjnë të gjithë, duke shkuar në Maldive".

Në fund nënë e bir bënë një "pakt prej shumë milionë eurosh", që e ka lejuar ‘Associazione Inspired By Kylian Mbappé’ të zhvillohet dhe të shoqërojë drejt moshës së rritur 98 vajza dhe djem që vijnë nga periferitë e Parisit. Apo dhe të rinovojë një shkollë dhe një qendër për shurdhëmemecët në Kamerun, vendi i origjinës së babait Vilfrid.

Nëse nëna Fayza është "krenare për të birin", Mbape nga ana e tij shpreh kqeqardhjen për mungesën e jetës larg reflektorëve. “Kam humbur spontanitetin e qenies njerëzore, - thotë sulmuesi. – Do të paguaja që të bëja përsëri ato gjërat e vogla, që duket sikur nuk kanë rëndësi, si të shkoja dhe të haja qetësisht diku, të dilja me miqtë, të bëja një festë. Nuk mbaj më mend që kur nuk kam shkuar në një dyqan buke për të blerë një bagetë".

Yllit botëror i mungon jeta e ditëve të zakonshme: "Nëse do mundja të ndryshoja për 48 orë, do t’i kaloja të gjitha jashtë. Sot çdo lëvizje e imja duhet të jetë patjetër e planifikuar". Çmimi për të qenë Kilian Mbape.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë