Duhet të gjejë ende identitetin e tij te Bajern Mynih dhe ndoshta për këtë Leroi Sane kujton me nostalgji kohën që kaloi me Mançester Sitin. Për “Der Spiegel”, sulmuesi anësor ka rrëfyer periudhën në Premier Ligë me fanellën e “qytetarëve”, me të cilën shënoi 39 gola në 135 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më të vlerësuar që kishte në dispozicion Guardiola.
Për këtë të fundit, Sane tregon: “Unë dhe Pep kishim një raport të shkëlqyer. Njoha dhe familjen e tij, sepse jetonim në të njëjtën ndërtesë. Ndoshta e kam parë më shumë unë familjen e tij se ai vetë. Megjithatë, nuk na kkntrollonte, nëse ishim në shtëpi apo jo. Ishte fantastike të jetoja pranë trajnerit bashkë me disa shokë skuadre, David Silva dhe Ilkai Gundogan.
Guardiola më ka çuar në një nivel krejtësisht të ri, duke punuar veçanërisht me gjërat e vogla: me cilën këmbë ta merrja topin, në cilën situatë dhe si ta përdorja. Më ka shpjeguar cila është mënyra ime më e mirë për të hapur lojën dhe shumë gjëra të tjera. Edhe trajnerët e tjerë ta thonë, por ai e bënte vërtet çdo ditë, derisa një moment më dikej sikur kisha një njeri të vogël në kokë që më përshpëriste gjithë kohën se çfarë duhet të baja dhe si.
Ajo që e bën special Guardiolën është se ai nuk ndalon, kur sheh si ti je përmirësuar. Do të gjejë sërish diçka, ku duhet të punojë vazhdimisht me ty. Nëse nuk do të isha transferuar në Mançester, nuk do të kisha arritur në këtë nivel”. Sane ishte një nga blerjet më të bujshme të Guardiolës te Mançester Siti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.