Trend

Roza, nga pasarela e Valentinos te Oscars, tani është bërë ngjyra e momentit

Roza ka ngjyrë dopamine; veshja e saj në mënyrë të pashmangshme na bën të ndihemi më optimistë.

Ngjyra ka zhvilluar një reputacion të pamerituar si joserioze dhe e lehtë, megjithatë realiteti është ndryshe. Në fakt, ajo ka fuqi të jashtëzakonshme: njerëzit ju vënë re në rozë.

Historikisht, roza ishte një ngjyrë që burrat mbanin për të demonstruar pasurinë dhe statusin. Megjithatë, gjatë shekullit të kaluar, ajo u konsiderua 'vetëm' për vajzat e vogla dhe më pas, në vitin 2000, u ‘rrëmbye’ për princeshat e Disney.

Tani është koha për të ripozicionuar rozën në vendin e duhur.

Parashikuesit e trendit kanë emëruar hotpink si ngjyrën e këtij viti, një sugjerim i miratuar nga koleksioni i fundit Valentino i drejtorit krijues Pierpaolo Piccioli, i cili ishte i mbushur me ngjyrën.

Në Oscars, kishte shumë nuanca roze, nga teminat e Versace të Lily James deri tek fustani i Jessie Buckley-t, dhe veshja nga Gucci i Serena Williams.

Një nga avantazhet e mëdha të ngjyrës është gama e madhe nën ombrellën e saj, nga e ndezura deri te zbehja përrallore, kështu që ka një nuancë për të gjithë.

Në të vërtetë, të gjithë mund të veshin rozë dhe duhet. Nuk jeni kurrë shumë të vjetër për këtë nuancë dhe është e këndshme për të gjitha ngjyrat e lëkurës.

Përzierja e nuancave rozë, në vend të bashkimit të një pjese të sipërme dhe të poshtme identike është gjithashtu një e veçantë e kësaj ngjyre.

Ngjyra rozë nuk është më vetëm për vajzat e përrallave. Roza e vitit 2022 është e sofistikuar dhe ka momentin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë