Politike

ROSU në veri të Kosovës, Vuçiç akuzon NATO-n

Serbia akuzon NATO-s se nuk po respekton pjesën e dytë të një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2013 për juridiksionin e ROSU-t, forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në marrëveshjen në fjalë, KFOR-i doli garant për të mos lejuar pjesëtarë të armatosur të autoriteteve të Prishtinës në veriun me shumicë serbe të Mitrovicës.

“ROSU mund të hyjë në veri të Kosovës vetëm nëse NATO e lejon atë në bazë të miratimit të marrë më herë nga komuniteti serb. Kjo është e vërteta. Por, nëse NATO dëshiron që të shkelë marrëveshjen, atëherë kjo është një çështje tjetër”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb, Aleksandar Vucic

NATO thotë se marrëveshja në fjalë ndalon vetëm Forcat e Sigurisë së Kosovës, që me ligjin e miratuar së fundmi do të shndërrohen gradualisht në ushtri të Kosovës. “ROSU nuk ka nevojë që të kërkojë leje për të hyrë në veri të Kosovës, pasi ka juridiksion për të zbatuar ligjin në të gjithë territorin e Kosovës”, deklaron NATO.

Vuçiç këmbëngul se marrëveshja e nënshkruar pesë vite më parë, me ndërmjetësimin në atë kohë të Përfaqësueses së Lartë për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton.

“Marrëveshja jonë e përcakton qartë që nuk do të ketë njësite të ROSU-t në veri. Unë mora pjesë personalisht në atë marrëvesje dhe ato takime dhe ja kam shpjeguar me qindra herë zonjës Ashton dhe zyrtarëve të NATO-s. Kam kërkuar gjithashtu që të mos ketë asnjë shqiptar të armatosur në veri të Kosovës pa miratimin e banorëve serbë dhe pa lejen e NATO-s”, deklaroi ai.

https://www.youtube.com/watch?v=66pG9r7q8G8

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë disa operacione të befasishme në veri të Mitrovicës, ku më të bujshmit janë dy. I pari ishte aksioni i bllokimit në Jarinjë të trenit me slogane antishqiptare, të nisur nga Beogradi për në Mitrovicë, ndërsa i dyti ishte ndalimi në Mitrovicë dhe më pas dëbimi për në Serbi i Marko Gjuriçit, kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, që kishte shpërfillur vendimin e autoriteteve të Prishtinës për t’i ndaluar hyrjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë