Lajme

“Roncalli” në Gjermani sjell për herë të parë cirk me kafshë virtuale

Cirku është një traditë e nderuar, por praktika e trajnimit të kafshëve për të argëtuar njerëzit duket së është një modë e vjetër dhe ka shumë arsye pse nuk është një praktikë popullore siç ishte më parë. Trajtimi i kafshëve të cirkut është një nga kritikat më të mëdha ndaj kompanive moderne të cirkut dhe shumë njerëz nuk mendojnë se kafshët duhet të detyrohen për të na argëtuar.

Circus Roncalli i Gjermanisë i ka dëgjuar ato kritika dhe ka vendosur të sjellë risi në shfaqjet e cirkut. Ju mund të shihni ende një shfaqje cirku në Roncalli, vetëm se tani kafshët në shfaqje nuk janë të vërteta, ata do të jenë hologramë me definicion të lartë.
Circus Roncalli është cirku i parë në botë që përdor kafshët holografike në shfaqjet e tyre. Roncalli bashkëpunoi me një kompani të quajtur Bluebox për të instaluar një sistem të shfaqjes holografike të ndërtuar nga Optoma. Një total prej 11 pajisjeve Optoma përbëjnë sistemin, dhe rezultatet janë me të vërtetë diçka për të pare.
Shfaqjet e reja janë krejtësisht pa kafshë, por ato ende janë mjaft argëtuese. Imazhet e projektuara duket se janë tre dimensional, dhe në të vërtetë po godasin një sipërfaqe të sheshtë që rrethon unazën e qendrës, edhe pse nuk do ta njihni kurrë atë nga vendi juaj në audiencë.

Kjo nuk është shumë ndryshe nga të shikuarit e një filmi në kinema, vetëm se në këtë rast ju jeni duke shikuar kafshët virtuale të kryejnë truket dhe artistët e cirkut njësoj si në një cirk "të vërtetë". Ana pozitive e Roncalli është se asnjë kafshë nuk mund të dëmtohet gjatë shfaqjeve të tyre dhe anëtarët e audiencës mund të gëzojnë pamjet.

https://www.youtube.com/watch?v=q3KbgGJux4E

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë