Futboll

Ronaldo i pandalshëm, shënuesi më i mirë në 5 ligat më të rëndësishme

Numrat flasin qartë. Nëse ka një mbret që qeveris Juventus-in, ai është Cristiano Ronaldo. Ndeshjen e fundit në Allianz Stadium një dygolësh në rikuperimin ndaj Atalantas e, në të njëjtën kohë, hap i rëndësishëm drejt titullit kampion. Dy gola për të festuar dy vitet nga ardhja e tij tek bardhezinjtë (ishte 10 korrik 2018, pas Botërorit).

Për asin portugez bëhet fjalë për dygolëshin e dytë me penallti në Serie A (pas atij të shkurtit kundër Fiorentinës). Por më shumë impresionojnë 18 golat e realizuar në vitin 2020, tre më shumë se çdo futbollist tjetër në të pesë kampionatet më të rëndësishëm europian. Në përgjithësi, janë 28 gola në 28 ndeshje sezonale në Serie A. Të gjashtë golat e fundit të CR7 në Stadium në Serie A kanë ardhur me goditje standarde. Vetëm një herë në karrierë, sulmuesi i Juventus kishte shënuar pesë herë radhazi: në shkurt 2009, me Manchester United.

Klasifikimi aktual i golashënuesve e rendit të dytin pas Ciro Immobile që ka shënuar 29 gola. Ronaldo është në kuotën 28, me 11 penallti, po aq sa ka shënuar nga pika e bardhë edhe sulmuesi i Lazios.

Për portugezin një hap i vogël drejt historisë së Juventus: mungojnë 2 gola për të arritur Borel që në 1934 shënoi 31 gola. Në fund, edhe çështja e Këpucës së Artë: sulmuesi bardhezi ka 6 gola më pak se Lewandowski në renditjen speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë