Futboll

Ronaldo ‘Fenomeni’ pagëzohet në moshën 46-vjeçare: I rigjeneruar si bir i Zotit!

Gazeta Si – I kritikuar si president i Real Valadolid, jo në momentin më të mirë të historisë së tij, Ronaldo Luís Nazário de Lima (Fenomeni) ka përjetuar një nga ditët më të rëndësishme në jetën e tij.

‘Roni’ është pagëzuar dje në kishën e Padre Fábio de Melo, në São José dos Campos (San Paolo), në moshën 46-vjeçare.

"Sot është një ditë shumë speciale. Jam pagëzuar! – shkruan ‘Fenomeni’ në rrjetet sociale. – Besimi i krishterë ka qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e jetës sime, edhe pse nuk kam qenë i pagëzuar. Tani ndihem vërtet i rigjeneruar si bir i Zotit, në një mënyrë të re, më i ndërgjegjshëm, më i thellë".

Ish-sulmuesi i famshëm brazilian ka pasur një jetë mjaft dinamike, mes disa martesash. Ai aktualisht është edhe president i Valadolidit në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë