Futboll

Ronaldinho dëshiron të kthehet në fushë dhe të luajë për Maradonën

Në Amerikën e Jugut e kanë përcaktuar “Bomba e merkatos së pandemisë”. Bëhet fjalë për një lajm që vjen nga Argjentina: Ronaldinho, i tërhequr në 2018 e aktualisht në arrest shtëpie në Paraguai për problemet për përdorimin e një pasaportë false, i ka besuar disa miqve të tij se ka ndërmend të kthehet të luajë futboll e se kërkon ta bëjë vetëm për Diego Armando Maradona, tek Gimnasia La Plata.

https://twitter.com/TNTSportLA/status/1276312959107686400

Bomba e merkatos vjen nga e përditshmja El Dia e për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar: Dinho tek Gimnasia ishte folur më parë vetëm në 2016, kur braziliani ish-Milan dukej pranë klubit si premtim nga ana e kandidatit për president, Marin. Asgjë më shumë se kaq, por të imagjinosh kthimin në fushë të Ronaldinho, nën drejtimin e Diez, i ka bërë të ëndërrojnë tifozët në të gjithë botën…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë