Futboll

Roma huazon Lukakun për një vit, 5 mln euro Çelsit dhe pagë 7.5 mln euro për sulmuesin

Gazeta Si – Roma arrin akordin me Çelsin për Romelu Lukakun. Bëhet fjalë për një huazim njëvjeçar, nga i cili klubi anglez do të përfitojë 5 milionë euro, plus bonuset, kurse sulmuesi belg një pagë prej 7.5 milionë eurosh.

Friedkin dhe Tiago Pinto, me mision në Londër që të dielën, kanë mbyllur marrëveshjen me Çelsin për huazimin e Lukakut për një sezon. Bisedimet u mbyllën pas 4 ditësh diskutime. Sulmuesi pritet të martën në Romë për vizitat mjekësore. Ai do të mbërrijë me një avion privat të pilotuar nga vetë presidenti i Romës, Dan Friedkin.

Lukaku do te luaje per Romen kete sezon. Gazeta Si, 28 gusht 2023

Pas vizitave mjekësore Lukaku do të firmosë kontratën njëvjeçare, ndërsa tifozët verdhekuq kanë filluar të ëndërrojnë. Vendimtare në këtë marrëveshje kanë qenë raportet e mira mes dy klubeve, të dy me pronarë amerikanë. Prania e gjithë drejtuesve të Romës, me në krye presidentin, bëri që Lukaku të reduktojë pagën.Te Çelsi ai përfitonte 11.3 milionë euro, kurse te Roma do të marrë 7.5 milionë.

Objektivi i Mourinjos është që ta ketë gati sulmuesin për ndeshjen e së premtes me Milanin. Belgu nuk stërvitet prej më shumë se një muaji, nuk ka minuta në këmbë, por Roma gjithsesi është gati të shpërthejë për këtë përforcim që mund të revolucionarizojë gjithë lojën e Mourinjos. Ai mund të formojë një dyshe të frikshme me Dibalën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë