Futboll

Roli i shëndetit mendor në botën e futbollit

Bota e futbollit shikohet nga tifozët dhe njerëzit kudo si një industri, një lojë ku qarkullojnë një sasi e madhe parash dhe në të cilën lojtarët dhe ekipet luftojnë me njëri-tjetrin për të fituar dhe për të arritur majën. Por është një pjesë ose më saktë aspekt në të cilin tifozët dhe njerëzit nuk e marrin aspak në konsideratë kur mendohet për futbollin, e cila është shëndeti mendor dhe si kjo pjesë ndikon te pjesëtarët e ndryshëm të lojës.

Shëndeti mendor ose më specifikisht stresi, depresioni ndikon e luan një rolë shumë të rëndësishëm në shumë lojtarë, trajnerë dhe pjesëtarë të ndryshëm të lojës. Për sa i përket këtij problemi nuk ka pasur shumë diskutime ose debate për të dhe rolin e tij, por në vitet e fundit ky problem është bërë më i njohur për njerëzit, shumë e më shumë veta po diskutojnë për këtë aspekt dhe si të mundohen ta zgjidhin këtë pjesë.

Lojtaret, stafi i klubeve përballen me probleme të shëndetit mendor në faza të ndryshme të karrierës së tyre që nga niveli i fëmijëve deri në nivelin profesionistë. Është një aspekt pozitiv që ndërgjegjësimi për këtë aspekt është duke u rritur te njerëzit dhe pjesëtarë të ndryshëm të lojës së futbollit.

Danny Rose luajti për disa vite në një nga klubet më të mëdha të Anglisë - Tottenham Hotspur. Në kulmin e karrierës së tij, ai ishte gjithashtu një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren e Anglisë. Në vitin 2018 para Kupës së Botës, ai dha një intervistë ku deklaroi se vuante nga depresioni. Ai besonte se depresioni ishte shkaktuar nga trajtimi i një dëmtimi në gju shoqëruar nga tragjeditë familjare. Shëndeti i tij mendor u përkeqësua ndërsa luftoi me traumën e trefishtë të xhaxhait të tij që vrau veten, mamaja e tij Angela pësoi sulm racor dhe një grabitës që plagosi vëllain e tij brenda shtëpisë së familjes. Sidoqoftë, Rose vuri në dukje se ekipi kombëtar ishte shpëtimi i tij, edhe kur kohët ishin të vështira në jetën e tij personale. Klubi i tij dhe kombëtarja e referuan atë te njerëzit e duhur dhe ai ishte në gjendje të kapërcejë depresionin. Kjo tregon se kur futbollistët kanë shqetësime të shëndetit mendor, klubet dhe skuadrat kombëtare në të cilat ata luajnë mund të bëjnë më shumë për t'i ndihmuar, duke i ndihmuar ata në ato kohë të vështira.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë