Shendet

Roli i hormoneve në zhvillimin e tumoreve

Hormonet janë thelbësore për ekuilibrin dhe për jetën e njeriut, por në disa raste ato mund të veprojnë si një forcë lëvizëse për zhvillimin e disa tumoreve.  Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Bethesda, SHBA.

Në trupin tonë ka më shumë se 50 hormone. Ato mund të shfaqin disa forma të kancerit që prekin sistemin tretës. Sipas studimit kjo mund të vijë nga një rol i keq i insulinës. Gjithashtu kanceri i mushkërive mund të shkaktohet nga një ndikim i hormoneve seksuale të cilat me duhanin mund të favorizojnë shfaqjen e kancerit.

"Roli gjenetik biologjik në sëmundjet e mushkërive është hetuar vetëm kohët e fundit, kështu duhen kërkime të reja që përfshijnë këtë variabël të ri”, shpjegoi Salvatore Cannavò , profesor i Endokrinologjisë në Universitetin e Mesinës, Itali.

Hormonet shpesh ndjekin stilin e jetës që drejton pacientin, nga ushqimi te sporti ose anasjelltas. Problemet e tiroides, sheqeri në gjak apo shtimi në peshë mund të tingëllojnë si një zile alarmi dhe të krijojnë kushtet minimale për zhvillimin e sëmundjeve.

Foto ilustruese-Tumor-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-14.07.2022.

 "Hormonet janë thelbësore për shëndetin dhe çdo ditë ato ndërhyjnë dhe drejtojnë të gjitha funksionet tona jetësore, nga metabolizmi i ushqimit te funksioni seksual, nga performanca njohëse te proceset e rritjes dhe zhvillimit”, thotë Annamaria Colao, president i Sie (Shoqëria Italiane e Endokrinologjisë) dhe drejtor i Departamentit të Mjekësisë Klinike të Universitetit Federico II të Napolit.

 Do të jetë e rëndësishme të zbatohen "strategjitë që mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve në të cilat ka një përbërës hormonal të ndryshuar ".

Cannavò shpjegoi rolin kryesor që luajnë hormonet në fushën e onkologjisë. Nëpërmjet gjakut ata udhëtojnë në organet dhe indet ku janë përgjegjës për kryerjen e rolit të tyre. Megjithatë, nëse ato janë të pakta ose të tepërta efektet anësore të kësaj gjendje mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe gjithashtu ndikojnë në rrezikun e kancerit ", nënvizon Cannavò.

Ai shton se më pas, nëse qelizat fillojnë të shumohen dhe të "proliferohen", pak a shumë hormonet e pranishme në atë ind apo organ të saktë mund të vendosin fatin e sëmundjes, domethënë nëse tumori do të jetë në gjendje të zhvillohet apo jo.

" Duke pasur parasysh rëndësinë e rolit të hormoneve, sasitë e tyre rregullohen në një mënyrë shumë të saktë, kështu që edhe ndryshimet e vogla mund të kenë pasoja në të gjithë organizmin. Nivelet më të larta se normale të hormoneve seksuale, estrogjeneve dhe androgjeneve, për shembull, mund të favorizojnë shfaqja e kancerit të gjirit apo prostatës”, shton eksperti.

Ai shpjegon se duhen ë shumë të dhëna mbi rolin e hormoneve në organizëm, në mënyrë që të zhvillohen terapi hormonale me efikase.

Burimi: Il Giornale/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë