Futboll

Roko Vata ndiqet nga disa klube europiane, gati transferimi në Serinë A

Gazeta Si – Roko Vata, djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, po ndiqet me interes nga shumë klube të njohura europiane. Mesfushori 18-vjeçar është pjesë e Selltikut, ekipit ku ka luajtur edhe babai i tij.

Paraqitja e mirë që ai ka bërë këtë sezon ka bërë që skuadra të kampionateve më të forta të vihen në gjurmët e tij. Kohët e fundit po shtohen zërat për një transferim të mundshëm në Itali të Vatës. Konkretisht, Torino dhe Bolonja janë skuadrat që ndjekin nga afër situatën për ta marrë nga Selltiku.

Një kalim i mundhshëm i Vatës në Itali do të rikthente sërish diskutimin në lidhje me veshjen kuqezi të mesfushorit. Ai aktualisht luan për Irlandën dhe ka pasur zëra për një ftesë nga Shqipëria për të ardhmen, por deri tani gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve.

Më parë Rudi Vata ka pohuar se FSHF nuk ka shfaqur interesim konkret për djalin e tij, megjithatë duket se situata ka ndryshuar. Roko Vata konsiderohet si një nga talentet e futbollit europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë