Teknologji

Roboti i Leonardo Da Vinçit, ekspozohet në Samitin e G20 në Japoni

Një robot në versionin e shkencëtarit dhe artistit italian Leonardo da Vinçi u paraqit gjatë Samitit të Liderëve të G20 në qytetin japonez të Osakës. Roboti i Da Vinci është një bashkëprodhim i Universitetit të Osaka dhe Fujikin Inc., një prodhues me bazë në Osaka.Qëllimi kryesor i prodhuesëve të robotit është që ai të tërheqëvëmendjen e fëmijëve të shkollave fillore, t’i bëjë më të tërhequr ndaj shkencës dhe t’i ndihmojë ata të mësojnë arritjet shkencore të Da Vinçit, tha Drejtori i Tregtisë së Fujikin Kouichi Nakamura për Agjencinë Anadolu.

“Kështu, ne po ndihmojmë studentët të mësojnë shkencën në një mënyrë argëtuese, ndërsa në të njëjtën kohë edukojnë shkencëtarë të ardhshëm”, shtoi ai. Roboti i Da Vincit mund të përsërisë disa informacione, tha Nakamura, duke shtuar se hapi tjetër do të ishte një robot që përgjigjet pyetjeve e njerëzve. Nakamura argumentoi se nxënësit e shkollave fillore nuk mund ta kuptojnë plotësisht shkencën duke lexuar vetëm libra dhe kanë nevojë për një qasje më praktike, duke shtuar se interesi i nxënësve për robotë ishte i mirë dhe premtues.

 

Më Shumë