Futboll

Robinjo kthehet te Santosi, firmos për 230 euro në muaj

Për herë të katërt në karrierën e tij, sulmuesi brazilian Robinjo, 36 vjeç, do të veshë fanellën e Santosit. Është klubi ku ai është rritur, për të kaluar më pas te skuadra me emër në futbollin botëror, siç janë Real Madrid, Milani dhe Mançester Siti.

Ajo që e bën edhe më interesant lajmin e kthimit të Robinjos te Santosi është paga e tij mujore. Sulmuesi ka firmosur një kontratë për 5 muaj dhe do të paguhet me shifrën simbolike të 1500 real, që korrespondon me 230 euro në muaj. Lajmi është bërë i ditur me një komunikatë zyrtare nga klubi i Santosit, ku kanë luajtur mite të futbollit brazilian, si Pele dhe Nejmar.

"Santosi ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Objektivi im është që ta ndihmoj brenda dhe jashtë fushe këtë klub që të kthehet në vendin që i takon në futbollin brazilian. Është një ndjesi shumë e bukur të kthehem në klubin ku jam rritur. Kam ëndërruar gjithmonë të jem një futbollist dhe Santosi e ka bërë gjithçka të mundur për mua”, - ka deklaruar sulmuesi 36-vjeçar pas zyrtarizimit te Santosi. Vitet e fundit Robinjo ka luajtur me disa skuadra në kampionatin turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë