Rob Makado është një sërfist profesionist i cili e ka kaluar jetën e tij nëpër oqeanet e gjithë botës. Kjo eksperiencë unike e ka frymëzuar atë që të ndërmarrë fushata për edukimin e gjeneratës së ardhshme për të mbrojtur oqeanet tona, me anë të disa teknikave siç është përdorimi i ujit të filtruar, me shishe të ripërdorshme dhe jo shishe plastike njëpërdorimshe. Ai beson se të gjithë ne meritojnë ujë më të pastër dhe të pijshëm pa pasur nevojën e përdorimit të shisheve. Vetëm vitin e kaluar, fondacioni që Rob Makado ka instaluar filtra ujë të mjaftueshëm për të zëvendësuar mbi 10.5 miliardë shishe uji plastike me një përdorim.
“Sërfistët e shikojnë oqeanin si shtëpinë e tyre. Është detyra jonë që t’i qëndrojmë parimeve dhe të kujdesemi për ta mbajtur të paprekur këtë mjedis të mrekullueshëm që kemi trashëguar. Problemi kryesor që ne shikojmë sot në Oqeane janë mbetjet plastike të shisheve njëpërdorimshme. Unë e kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime nëpër oqeane dhe kam parë pasojat që ne i kemi shkaktuar natyrës. Çdo sekondë në SHBA përdoren 2000 shishe plastike dhe një pjesë e madhe tyre përfundojnë në Oqean. Ka shumë opsione se si ne mund ta zgjidhim këtë situatë dhe njëri prej tyre është përdorimi i ujit të filtruar.”- tregon Rob Makado.
“Unë e krijova fondacionin për t’i ndihmuar fëmijët që të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Neve kishim vënë re se ishin të rinjtë ata që përdornin më shumë shishet plastike në kohën kur ata konsumonin vaktet e ushqimit jashtë ose në shkollë. Kështu ne morëm iniciativën për të instaluar në shkolla dhe universitete impiante që ofrojnë ujë të filtruar dhe kështu të rinjtë nuk kanë nevojë që përdorin shishet një përdorimshe.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.