Politike

Rithemelimi, të premten para bashkisë/ Bardhi shpërndan spotin e protestës me molotov: Shporruni!

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, ka shpërndarë spotin e protestës që do të mbajnë të premten para bashkisë Tiranë      

“…Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!”, shkruan Bardhi duke shpërndarë edhe spotin.

Ajo që vihet re në spot është gjuha e ashpërsuar ndaj Erion Velisë: “Ikni, shporruni” duke e shoqëruar edhe me molotovin që hodhen të premten e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë