Politike

Rithemelimi s’heq dorë nga Xhaçka, Bardhi dërgon në Kushtetuese mandatin e ish-ministres  

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i drejtuar nga Gazment Bardhi dërgoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

“Grupi ka vendosur që do të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës si shprehje e vullnetit të plotë që ne nuk pranojmë që në vitin 2024 të shkelen hapur vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të shkelen hapur vendimet e drejtësisë duke i bërë mbrojtje politike një eksponenti të lartë të mazhorancës”, është shprehur Bardhi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë