Politike

Apeli pranon ankimimin e Alibeajt për Kuvendin e Berishës

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka marrë në shqyrtim statutin e miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Apeli ka pranuar ankimin e Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit nga gjyqtari Agron Zhukri.

Alibeaj kërkon prishjen e vendimit të marrë nga gjyqtari ose shqyrtimin me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga gjyqtarja Blerina Muça, e cila vendosi pranimin e ankimit të palës ankuese dhe kundër vendimit nuk lejohet ankim. Ky është një hap para ndaj Lulzim Bashes dhe një hap pas për Berishen

"...Gjyqtare znj. Blerina Muça, në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trup gjykues, vendosi në dhomë këshillimi:

- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Kundër vendimit nuk lejohet ankim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Vendimi i gjykatës i datës 25 mars 2022, bëri që ligjërisht në krye të PD-së të njihej që prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit si organi drejtues i partisë. Por ky vendim u ankimua nga PD më 4 prill 2022.

Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht.

Gjykata ka thënë se do të pritet vendimi deri sa të marrë formë të prerë për të regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Ky i fundit njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë