Para

Risku i rifinancimit/ 51% e borxhit të brendshëm të Shqipërisë maturohet brenda vitit

Nga Gazeta 'SI' - Pothuajse 51% e borxhit të brendshëm të Shqipërisë maturohet brenda një viti, duke e kategorizuar atë si borxh me risk rifinancimi. Kështu tregohet në buletinin e ministrisë së Financave mbi borxhin e Shqipërisë në tremujorin e dytë 2023.

Ndërkohë, rreth 52% e borxhit është i prekshëm nga risku i normave të interesit, pra i ekspozuar ndaj luhatjeve, duke rritur kostot e borxhit. 46% e borxhit është i rrezikuar nga kursi i këmbimit, pasi është në monedhë të huaj.

Koha mesatare në maturim e borxhit të brendshëm mbetet e ulët, rreth 2.26 vite.

250 mld lekë janë borxh që maturohen brenda vitit, pra me rrezik të lartë. 90 mld lekë është borxh që maturohet brenda dy viteve, përsëri me rrezik të lartë.

130 mld lekë janë borxh me maturim 15-vjeçar.

Borxhi afatshkurtër është me rrezik për buxhetin e shtetit pasi do të thotë kthim i një sasie të madhe parash brenda një kohe të shkurtër, sidomos në një periudhë të interesave të larta.

Edhe në raporte ndërkombëtare, Shqipëria listohet ndër vendet e rrezikuara nga borxhi afatshkurtër, referuar atij të jashtëm. P.sh rajoni i Ballkanit ka një kohë mesatare maturimi 6.7 vite, ndërsa Shqipëria 4.7.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë